Reforma në drejtësi, Rama: Shqipëria nuk kishte një shtet të së drejtës, e solli PS
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar Rinor të PS-së deklaroi se Partia Socialiste ka arritur reformën në drejtësi.
Ndërkohë, ai iu bëri thirrje të pranishmëve që nëse kërkohet një largim i tij apo i vetë partisë, të rinjtë të jenë të gatshëm të ikin vetëm përpara, vetëm në atë mënyrë.
“Nuk do të kishte asnjë njeri të lidhur me pushtetin politik të sotëm apo të djeshëm përpara drejtësisë, siç nuk pati kurrë më parë që nga viti 1912 deri kur ne e bëmë reformën në drejtësi. Reformën në drejtësi ne e bëmë siç e thamë. Nuk e bëmë për të luftuar kundërshtarët nëpërmjet drejtësisë, por për t’u dhënë për herë të parë në histori shqiptarëve shansin real të ndërtimit të një shteti shqiptar të së drejtës”, shtoi kryeministri.
Rama theksoi se me anë të Partisë socialiste në qeveri, do të jetë e mundur të paturit një shtet të së drejtës, gjë të cilën sipas kyeministrit, Shqipëria nuk e ka pasur më parë.
“Ky popull nuk e ka pasur kurrë një shtet të së drejtës. Ky vend ka këtë parti që quhet Partia Socialiste. Sot ka shansin historik të ndërtojë një shtet të së drejtës, me çdo dhimbje, kosto dhe çmim por me vendosmërinë e arritjes së atij suksesi që do mbetet në histori, duke u ringritur sa herë që kërkojnë të na kthejnë mbrapa. Sa më shumë të na lehin nga mbrapa, aq më shumë do ikim përpara”, u shpreh kryeministri Edi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni