Rama në Kongresin Kombëtar Rinor: Mandati i katërt do e çoj Shqipërinë drejt BE-së
Në Pallatin e Kongreseve është zhvilluar Kongresi Kombëtar Rinor i Partisë Socialiste teksa u fol rreth vizionit për rrugën drejt Shqipërisë Evropiane 2030.
Ndërkohë, kryeministri Rama ka mbajtur një fjalim ku tha se shqiptarët do i japin mandatin e katërt PS-së për të realizuar ëndrrën e “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
“Falenderoj të rinjtë që gjenden këtu në këtë Kuvend Rinor. Të rinj dhe të reja të familjes sonë politike, mirë se takohemi sot në këtë Kuvend Kombëtar Rinor, që zhvillohet plot 100 ditë nga fitorja jonë e 10 radhazi. 100 ditë nga sot, PS, forca e përbashkët e djemve, vajzave, djemve, grave, gjyshërve, gjysheve, forca e përbashkët e shqiptarëve, do ta marrë mandatin e katërt për ta ngjitur Shqipërinë në majën e lartë të 2030, aty ku vendi ynë do të jetë si gjithë Europa.
100 ditë nga sot, shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë do na mbështesin më shumë se asnjëherë më parë. Kjo për faktin se si asjëherë tjetër Shqipëria i është afruar majës së lartë të 2030. Shqiptarët duhet ta dinë se maja që sot shihet me sy, nuk e afroi koha por vizioni dhe përpjekja jonë e gjithë këtyre viteve. Që kur morëm detyrën, i dhamë kohës shqiptare një kuptim të ri në të gjitha drejtimet, duke nisur nga drejtimi i kurrizit përballë të huajve dhe vënia në vend e dinjitetit të Shqipërisë në sytë e botës”, tha Rama.
Ndër të tjera, kryeministri vuri theksin tek zgjedhjet e 11 e majit dhe vota e shqiptarëve duke i dhënë rëndësinë e duhur për të mos djegur votën.
“Sot Shqipëria është këtu ku është falë gjithçkaje që kemi bërë në një dekadë betejash të pafundme. Një vend që negocion anëtarësimin në BE, një vend që flitet mirë për të kudo, një vend që në një dekadë e rriti më shumë se dy herë e gjysëm Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar.
Kjo nuk është koha për të lozur me fatin e Shqipërisë duke djegur votën në oxhakun gjithë blozë të një partie të vjetër. Është koha kur shqiptarët duhet ta përdorin votën për Shqipërinë 2030, pjesë të pandashme të Europës së bashkuar”, përfundoi kryeministri Edi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4
Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës
Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës
- 11:55 Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4
- 11:52 Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore
- 11:48 Rutte vizitë në Shtëpinë e Bardhë, kreu i NATO-s përpiqet të zbusë tensionet me presidentin Trump