Anketimi për sigurinë, Rama: Është rritur besimi i qytetarëve te Policia e Shtetit

31 Janar 2025 | 11:45

Ministria e Brendshme prezantoi sot anketimin e financuar nga qeveria suedeze, për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vendin tonë dhe besimit tek Policia e Shtetit.

Sipas anketës 65 % e qytetarëve vlerësojnë punën e Policisë si “Të mirë” ose “Shumë të mirë”.

Kryeministri Edi Rama i cili ishte i pranishëm në prezantimin e anketimi, tha se publiku shqiptar tregoi me këtë anketim se është më afër fakteve të Policisë së Shtetit. Ai tha se besimi i qytetarëve është rritur te Policia e Shtetit, ndonëse shpesh puna e tyre përbaltet.

“Prej një dekade e pak më shumë tashmë, qëeveria suedeze financon një anketim tëësisht të pavarur nga qeveria shqiptare për të matur se sa i kënaqur ëhstë publiku në raport me punën e shtetit Një pam një anketim të pavarur dhe voluminoz. Rezultatet janë aty një tregues i qartë që ka një ecuri, ka një progres, por që ato shifra pasqyrojnë çfarë mblidhet nga publiku dhe jo ndonjë vullnet tjetër jashtë publikut. Ndaj kanë atë natyrshmëri dhe stabilitet të vazhdueshme.

Nëse shikoni se çfarë thuhet e shkruhet për policinë e shtetit në Shqipëri, atëherë ky vend ëhstë për të ikur të gjithë me vrap. Por ndërkohë gjëja më e mirë është se shifrat flasin për krej të kundërtën. Flasim për ulje të vazhdueshme të kriminalitetit. Edhe 2024 u mbyll si në të gjitha vitet e tjera që kur ne kemi ardhur në qeveri me ulje të numrit të vrasjeve. Lajm i mirë është se kjo lexohet edhe në faqet e kësaj ankete.

Publiku, shqiptarët, në të gjitha herët e anketimit, janë shumë, por shumë afër logjikës së fakteve dhe shifrave të progresit të matshëm të Policisë së Shtetit. Ka në përputhje thuajse të plotë. Kjo gjë faktikisht është një fakt që thotë se populli ëhstë shumë i qartë në leximin e situatës së rendit dhe sigurisë se të gjithë ata që i rrokullisin kokën për natë në ato sallonet e mediave”,-tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026