8 vjet nga humbja e jetës së Dritëro Agollit
Sot shënohet 8-vjetori i ndarjes nga jeta të shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli. Kolosi i letërsisë shqiptare u shua në moshën 85-vjeçare, ndërsa trashëgimi la një krijimtari të pasur me poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash, etj.
Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931, në Menkulas të Devollit.
Ai vazhdoi studimet në Fakultetin e Arteve në Shën Petersburg. Ka punuar shumë kohë si gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit” dhe për shumë vjet ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
Për 30 vite me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet.
Vepra e tij poetike më e shquar është “Nënë Shqipëri” (1975). Në një sërë vjershash dhe poemash, Dritëro Agolli pasqyron frymën e Luftës Nacionalçlirimtare. Në prozë, bëri emër sidomos me romanin “Komisari Memo”, si dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”.
Vepra e fundit e Dritëro Agollit është libri me poezi “Prit edhe pak”, kushtuar bashkëshortes Sadije.
Dritëro Agolli cilësohet si një nga shkrimtarët më të mirë të të gjitha kohërave në letërsinë shqipe. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, veç çmimeve të tjera, është vlerësuar edhe me titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Është shpallur “Qytetar Nderi” i Tiranës në vitin 2003. Dritëro Agolli është fitues i katër çmimeve të Republikës dhe i disa çmimeve vjetore në letërsi. U pranua anëtar i Akademisë së Firences “Muzat” (Itali). Përveç qytetit të Tiranës, ai është “Qytetar Nderi” edhe i qyteteve të Korçës e Gjirokastrës.
Dritëro Agolli u nda nga jeta më 3 shkurt 2017, në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush