Shpërthim në kompleksin e banimit në Moskë, një i vdekur dhe katër të plagosur

3 Shkurt 2025 | 09:38

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në hollin e kompleksit rezidencial të lartë Alye Parusa në veriperëndim të Moskës, tha një zyrtar i urgjencës për agjensinë ruse të lajmeve, TASS.

Sipas informacioneve të fundit, një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur.

Shpërthimi dyshohet se u shkaktua nga një pajisje që shpërtheu në ashensor teksa ka pasur dëme materiale në dëmtimin e tavanit dhe xhamat e hollit prej gipsi.

Sipas të dhënave paraprake, struktura e ndërtesës së banimit ka mbetur e paprekur dhe nuk priten shembje të mëtejshme, thanë zyrtarët e emergjencës.

Sipas të dhënave të fundit, nga kjo ngjarje rezulton të ketë humbur jetën një person dhe katër persona të tjerë të plagosur.

Hetuesit kanë hapur një çështje penale për incidentin në hollin e ndërtesës së banimit që ndodhet në rrugën Aviatsionnaya në veriperëndim të Moskës si dhe ekspertët e mjekësisë ligjore po inspektojnë vendin e shpërthimit.

LEXONI GJJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026