Tiranë, kapet me armë zjarri në automjet, arrestohet 25-vjeçari me precedent penal

3 Shkurt 2025 | 10:07

Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar që lëvizte me armë zjarri pistoletë me silenciator në automjet. Në pranga ka rënë edhe pasagjeri, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.

Policia me anë të operacionit “Weekend”, ka ndërhyrë në zonën e Laknasit teksa ka ndaluar një automjet me dy persona brenda.

Gjatë kontrollit, në mjet është gjetur një pistoletë me silenciator dhe një krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe tre celularë.

Në përfundim të operacionit u arrestuan:

  • Sandriano Kastrati, 25 vjeç, banues në Laknas, me precedent penal për armëmbajtje pa leje, i cili akuzohet për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
  • Olsjan Musollari, 21 vjeç, banues në Laknas, i cili akuzohet për “Moskallëzimi i krimit”.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026