Fushata zgjedhore në Kosovë! Gazetari: Kurti ndodhet në një krizë politike!
Teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet parlamentare në Kosovë të datës 9 shkurt 2025, partitë po zhvillojnë aktivitetet e fundit elektorale, ku presin për të parëse si do të jetë besimi që ata do të marrin tek qytetarët.
Gazetari Rid Berisha, në një intervistë për Euronews Albania ka folur lidhur me fushatën zgjedhore që sipas tij, po krijohen më së shumti batuta dhe deklarata që sjellin një lloj drame.
Sipas gazetarit, Kurti ka përdorur një komunikim të ashpër gjatë procesit zgjedhor dhe tashmë ky i fundit po gjendet në një krizë politike drejt rrugës për të arritur qëllimin e tij.
“E veçanta e këtij procesi zgjedhor është se partia në pushtet e kryeministrit Kurti ka agravuar me gjuhën e saj politike duke përdorur në mënyrë alegorike figura letrare për ti anomalizuar kundërshtarët. Duket një paraqitje jo e zakontë e kryeministrit Kurti. Nga ana tjetër, partitë e tjera duke se janë përmbajtur nga replikat e forta me Kurtin.
Ka më shumë batuta dhe deklarata që krijojën një lloj drame. Kurti ndryshe nga vitet e tjera, duke se është në një situatë të sikletshme, në një krizë për të arritur qëllimin e tij.
Ndërkaq, opozita duket më e konsoliduar. Ngado që shkon tubimete saj janë të shoqëruara me ovacione dhe mbështetës”, tha gazetari Berisha.
Më tej, ai la të kuptohet se çfarë do shihet pas këtyre zgjedhjesh të datës 9 shkurt.
“Kjo është një situatë e vështirë për t’u parashikuar por shihet që partia e Albin Kurtit ka një rënie. Pas 9 shkurtit do të jetë proces i vështirë konsolodimi i institucioneve pas 9 shkurtit. Partia e Kurtit po nuk arriti të fitojë 51% nuk besoj të futet në koalicion ose ta ftojë në koalicion këdo parti tjetër”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar