Albin Kurti sulmohet me mjete piroteknike, çfarë ndodhi gjatë takimit në Skënderaj

27 Janar 2025 | 20:10

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti është sulmuar me fishekzjarre dhe mjete piroteknike para se të hynte në sallën ku do të mbante një tubim me mbështetësit e tij në Skënderaj.

Gjatë momenteve kur ai po futej në sallë, disa persona kanë hedhur fishekzjarre dhe mjete piroteknike në drejtim të tij.

Mediat në Kosovë raportojnë se nuk ka pasur lëndime, megjithatë, incidenti ka shkaktuar tensione.

Për më tepër, në afërsi të vendit ku po mbahej tubimi, janë dëgjuar thirrje të dhjetëra simpatizantëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), si “Na jena PDK, Thaçi – Thaçi” dhe “Albin hajni”.

Po ashtu, ka pasur dhe thirje të tjera si “Zdravo”, të lidhura me audio-incizimin e fundit të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, me Milan Radoiçiq, një ngjarje që ka shkaktuar polemika të shumta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj ministres...
15:34 | 16/07/2026

Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç

53 deputetë opozitarë në Serbi kanë mbledhur nënshkrimet për t’i kërkuar kryeministrit Gjuro Macut shkarkimin e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezana Paunovic....
15:06 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026