Aksident në Qafë të Qarrit, mjeti përplaset me barrierat, shmanget rënia në humnerë

3 Shkurt 2025 | 12:31

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Qafë të Qarrit, ku një automjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës. Fatmirësisht, barrierat kanë parandaluar rënien e mjetit në humnerë, duke shmangur pasoja edhe më të rënda.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, që ka bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin mbi automjetin.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026