Korçë, roja gjendet i pajetë në makinë/ Dyshimet e para

3 Shkurt 2025 | 12:42

Një 78-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një mjeti në qytetin e Korçës, ndërsa dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak gjatë orarit të punës.

Viktima punonte si roje pranë një biznesi në lagjen e SMT-së.

Sipas informacioneve të para, 78-vjeçari ka pasur probleme të mëparshme me shëndetin dhe mund të ketë ndërruar jetë për shkak të një problemi kardiak gjatë qëndrimit të tij në mjet.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar më tej rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026