Ish-ushtari britanik dënohet me 14 vjet burgim për spiunazh për Iranin
Një gjykatë në Britani ka dënuar ish-ushtarin Daniel Khalife me 14 vjet e tre muaj burgim për spiunim për Iranin dhe arratisje nga burgu.
Khalife, i cili ishte arratisur nga burgu më 2023, nëntorin e vitit të kaluar ishte gjetur fajtor për spiunim për Teheranin.
Gjykatësja Kaur Cheema-Grubb, gjatë shqiptimit të dënimit më 3 shkurt e përshkroi Khalifen si një “budalla të rrezikshëm” i cili fillimisht u nxit “nga dëshira për t’u mburrur” sesa për të dëmtuar interesat e Mbretërisë së Bashkuar.
“Vet fakti që keni nisur një plan kaq të rrezikshëm tregon papjekurinë tuaj dhe mungesën e mençurisë”, tha Cheema-Grubb.
Khalife, 23-vjeçari i lindur në Londër, iu bashkuar ushtrisë britanike më 2017. Pak kohë pas kësaj, ai nisi të mblidhte informacione të ndjeshme dhe t’i ndante me agjentët iranianë. Për këtë shërbim ai ishte paguar me para të gatshme dhe u kishte thënë bashkëpunëtorëve të tij iranianë se ai do të ngjitej në gradat në ushtri “me lehtësi”.
Khalife u arratis nga burgu Vansvord i Londrës në shtator të vitit 2023 në kohën kur po priste nisjen e gjykimit. Ai qëndroi në arrati për tri ditë, para se të kapej nga autoritetet.
LEXONI GJITHASHTU:
Kaos në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin (VIDEO)
Ministri Tajani: Italia e gatshme të mbështesë në mënyrë diplomatike marrëveshjen Izrael-Liban
Vrau 17-vjeçaren në Tajlandë, arrestohet autori australian. Trupi gjendet në një valixhe
- 16:16 Kaos në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin (VIDEO)
- 16:15 “One stop”, nënshkruhet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta
- 16:07 Ministri Tajani: Italia e gatshme të mbështesë në mënyrë diplomatike marrëveshjen Izrael-Liban
- 15:58 Vrau 17-vjeçaren në Tajlandë, arrestohet autori australian. Trupi gjendet në një valixhe
- 15:57 Policia turke arreston 178 persona para Samitit të NATO-s, mes tyre gazetarë dhe akademikë
- 15:43 Gruaja e futbollistit venezuelian humb jetën nga tërmeti, shpëtohet vajza e tyre e mitur