Trump njoftoi ndërtimin e “Iron Dome”, projekti kundërshtohet ashpër nga Rusia

3 Shkurt 2025 | 08:20

Rusia ka kundërshtuar planet e presidentit amerikan Donald Trump për ndërtimin e një sistemi mbrojtës raketor amerikan “Iron Dome”, duke e cilësuar si një hap drejt konfrontimit ushtarak në hapësirë.

Gjatë një konference për shtyp, Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, deklaroi se ky projekt synon të fuqizojë arsenalin bërthamor amerikan dhe të lejojë vendosjen e sistemeve të përgjimit në hapësirë.

“Ne e shohim këtë si një tjetër konfirmim të synimit të SHBA-së për ta kthyer hapësirën në një arenë konfrontimi të armatosur dhe për të vendosur armë atje,” tha Zakharova.

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë mbeten të tensionuara që nga pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin në vitin 2022. Trump ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit, duke kërcënuar Moskën me sanksione dhe tarifa ekonomike nëse nuk tërhiqet.

Në një urdhër ekzekutiv të lëshuar këtë javë, Trump udhëzoi ushtrinë të fillonte ndërtimin e një sistemi të mbrojtjes ajrore të bazuar në modelin izraelit të “Kupolës së Hekurt”, “Iron Dome”, i cili përdoret për të kapur raketat dhe predhat në fluturim.

Kremlini e krahasoi këtë plan me programin e “Star Wars” të ish-presidentit Ronald Reagan, duke e cilësuar atë si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj aftësive strategjike parandaluese të Rusisë dhe Kinës.

Grigory Mashkov, ambasador i posaçëm i Ministrisë së Jashtme ruse, paralajmëroi se Rusia mund të përgjigjet duke rritur arsenalin e saj bërthamor dhe raketor, nëse SHBA e çon përpara këtë projekt.

“Nuk përjashtohet mundësia që, në kushtet aktuale të konfrontimit me Perëndimin, të përballemi me nevojën për të zgjeruar arsenalet tona bërthamore dhe raketore, si në aspektin sasior ashtu edhe atë cilësor,” tha Mashkov për median shtetërore ruse TASS.

Duke folur në Florida të hënën, Trump tha se mburoja amerikane do të ndërtohet e gjitha brenda SHBA-së, duke e paraqitur atë si një masë mbrojtëse kundër kërcënimeve të huaja.

Nga ana tjetër, Zakharova theksoi se ky plan vetëm sa do të rrisë tensionet globale dhe nuk do të ndihmojë në stabilizimin e situatës ndërkombëtare.

Në një kohë kur rivaliteti mes fuqive të mëdha po përshkallëzohet, përplasja mbi “Iron Dome” mund të shtojë edhe më shumë pasiguri në marrëdhëniet SHBA-Rusi dhe të përshpejtojë garën e armëve në hapësirë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
13:19 | 24/06/2026

Stuhi e fuqishme në Librazhd, rrufeja godet tufën e dhive në Shebenik. Shpëton bariu

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me aktivitet të dendur elektrik ka përfshirë zonat malore të Librazhdit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në blegtori. Sipas...
13:09 | 24/06/2026

Kultivuan kanabis në Vaun e Dejës, në pranga vëlla e motër. Procedohet kryeplaku dhe një vrojtues pyjesh (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Vaun e Dejës. Mësohet se të arrestuarit janë vëlla e motër. Ata janë identifikuar si Agetina...
13:01 | 24/06/2026