Presidentja e Meksikës: Trump ndaloi tarifat për një muaj pas marrëveshjes kufitare
Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka folur rreth bisedës telefonike që ajo realizoi me presidentit e SHBA-ve Donald Trump, gjë që rezultoi me arritjen e marrëveshjes për shtyrjen e tarifës së SHBA-së e cila do të jetë 25% më shumë për mallrat nga Meksika.
Qeveria meksikane e sheh qartë këtë si një fitore. Paraqitja e Sheinbaum filloi me duartrokitje pasi ajo pyeti të pranishmit nëse e kishin parë postimin e saj në rrjetet sociale në X. Sipas Sheinbaum, biseda me Trump ishte “e gjatë”, ndoshta 30 apo 45 minuta.
“Ne folëm për interesat tona të përbashkëta. Ne thamë se do të punonim së bashku për migracionin, i cili funksionoi mirë,” thotë ajo. “Ne gjithashtu folëm për interesin që ai ka dhe ne kemi për të reduktuar rrjedhën e fentanilit dhe drogave të tjera”.
Pasi diskutoi për fentanilin dhe vendosjen e trupave shtesë të Gardës Kombëtare Meksikane në kufi, Sheinbaum tha se ajo “shpjegoi seriozitetin e armëve me fuqi të lartë që mbërrinin në Meksikë nga SHBA” dhe në duart e grupeve kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij