SHBA, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth viziton kufirin jugor të vendit
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth shkoi në Teksas të hënën për të vizituar kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, ndërsa Presidenti Donald Trump ndërmerr hapa për të zbatuar një axhendë të djathtë që parashikon mes të tjerash rritjen e angazhimit të ushtrisë amerikane për frenuar fluksin e emigrantëve të paligjshëm.
Në udhëtimin e tij të parë si kreu i Pentagonit, Hegseth do të vëzhgojë operacionet dhe do të takohet me trupat amerikane që janë dërguar në atë zonë nën drejtimin e Presidentit Trump.
“Mezi pres të takoj luftëtarët tanë të mrekullueshëm dhe të shoh punën e vështirë që ata po bëjnë për të siguruar kufirin tonë jugor. Ne do të vazhdojmë të përmbushim këtë mision jetik,” postoi zoti Hegseth në platformën X.
Zoti Trump urdhëroi dërgimin e 1,500 pjesëtarëve shtesë të personelit ushtarak në kufi vetëm disa ditë pas marrjes së detyrës dhe administrata e tij ka kryer disa raunde bastisjesh dhe arrestimesh imigrantësh. Disa imigrantë janë zhvendosur me avionë ushtarakë.
Personeli shtesë e ka rritur numrin total të trupave në detyrë aktive të dislokuara atje në kufi në rreth 4,000. Përpara vizitës së tij në kufi, zoti Hegseth postoi në X se zoti Trump “dëshiron 100% kontroll të operacioneve të kufirit – dhe ne do ta realizojmë një gjë të tillë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve