“Mbështesim SPAK-un!”- Ambasadori britanik takim me Dumanin, zbardhen detaje

4 Shkurt 2025 | 10:36

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Abbott, zhvilloi këtë të martë një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani.

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada Britanike, e cila, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, theksoi mbështetjen e vazhdueshme për SPAK dhe mirëpriti angazhimin e institucionit për të hetuar krimet zgjedhore gjatë fushatës elektorale të vitit 2025.

“Në prag të zgjedhjeve, mirëpresim përpjekjet e SPAK për të mbështetur demokracinë shqiptare përmes hetimit të krimeve zgjedhore. Gjatë pesë viteve të funksionimit të tij, SPAK është bërë një nga institucionet më të besuara në Shqipëri dhe është njohur ndërkombëtarisht si i tillë. Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere krenare e SPAK dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e mëtejshëm në vitin 2025”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Kujtojmë se Mbretëria e Bashkuar ka qenë një nga mbështetëset kryesore të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke ofruar ndihmë teknike dhe asistencë në forcimin e kapaciteteve institucionale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026