Salianji në Gjykatën e Lartë, caktohet data e rekursit

4 Shkurt 2025 | 16:19

Gjykata e Lartë cakton datën 11 mars për shqyrtimin e rekursit të ish-deputetit të partisë demokratike Ervin Salianji.

Relator i çështjes është caktuar gjyqtari Sokol Binaj ndërsa më herët opozita ka hedhur akuza për manipulim të shortit.

Salianji kundërshton vendimin e Apelit që e dënoi atë me 1 vit burg për “kallëzim i rremë”.

Ish deputeti prej datës 27 shtator të vitit 2024 mbahet në burgun e Fierit ndërsa në gjykatën e lartë ka kërkuar pafajsi.

Salianji u dënua në çështjen e njohur si “Babale” lidhur me një audio përgjimi ku pretendohej se vëllai i ish-ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)

Protestuesit prej më shumë se dy orësh po vijojnë protestën e tyre paqësore para Kryeministrisë kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit prej ditësh kanë treguar anën...
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026