Bardhi viziton DASH, takim me të dërguarin për Ballkanin Perëndimor
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka qenë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku ka zhvilluar një takim me zv/ndihmës sekretarin e shtetit, të dërguarin për Ballkanin Perëndimor Alexander “Sasha” Kasanof.
Kjo është vizita e parë e një delegacioni shqiptar në Departamentin e Shtetit pas ndryshimeve në qeverisjen në SHBA dhe ardhjes në krye të Presidencës të Donald Trump dhe në DASH të Sekretarit të Shtetit Marco Rubio.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Bardhi thotë se SHBA mbetet aleati kyç i Shqipërisë dhe shqiptarët janë me fat që i kanë në krah.
“Gjatë vizitës në Washigton DC, së bashku me një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Alexander “Sasha” Kasanof.
SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë patur gjithmonë në krah. Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet t’i qëndrojë standardeve të një vendi demokratik, duke nisur me garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 07:53 Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale