Berisha pret në seli deputetët konservatorë britanikë, zbardhen diskutimet

31 Janar 2025 | 11:25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti ditëën e enjte në selinë e PD, deputetët konservatorë britanikë, të cilët përfshinin Andreë Rosindell (Ministër Hije për Marrëdhëniet me Jashtë), Martin Vickers (Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar), Philippa Broom (Anëtare e Bordit të Grave Konservatore), dhe Pierre Plumeajau (Këshilltar).

Lajmi u bë publik këtë të premte nga zyra e shtypit të PD, ku u ndanë dhe foto nga takimi.

Partia Demokratike bën me dije se temat e diskutimit u përqendruan në vështirësitë e krijuara nga qeverisja e kryeministrit Edi Rama dhe ndikimet e politikës së ekstremit të majtë, si dhe ndikimi i George Soros në Shqipëri.

“Berisha theksoi domosdoshmërinë e një përmbysjeje të madhe politike, e cila do të çrrënjosë kalbëzimin e institucioneve.

Kryetari i PD gjithashtu informoi deputetët britanikë për përdorimin e drejtësisë si një mjet kundër kundërshtarëve politikë, shpopullimin dramatik të vendit dhe luftën e ashpër të qeverisë ndaj opozitës. Ai theksoi se programi i Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme do të jetë transformues për Shqipërinë.

Berisha e mirëpriti gjithashtu angazhimin e Partisë Konservatore britanike për të mbështetur PD në zgjedhjet e 11 Majit, duke u fokusuar në luftën kundër narkoshtetit dhe çrrënjosjen e tij. Ai theksoi rëndësinë e diasporës, përfshirë atë në Britaninë e Madhe, duke e cilësuar votën e tyre si kyçe për ndryshimin që Shqipëria ka nevojë”, thuhet në njoftimin e PD.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026