“Ku fshihet djalli” – Mavros tregon 2 armiqtë e vërtetë të qeverisë në zgjedhje

5 Shkurt 2025 | 22:09

Presidenti i MRB, Dimitros Mavros analizoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur me perceptimin e qytetarëve për problemet kryesore të vendit që sipas tyre janë: çmimet e larta, kostoja e jetesës, korrupsioni.

Duke analizuar të dhënat e përqindjeve në grafikë, Mavros u shpreh se problem për PS në zgjedhje do të jenë ata që mendojnë se qeveria nuk ka bërë mjaftueshëm edhe pse e ka pasur mundësinë dhe asnjanësit.

“2 përqindjet e para thonë se qeveria ka bërë më shumë se ç’mund të përballojë ekonomia shqiptare dhe 20,2 për qind që kanë bërë aq sa kanë pasur mundësi. Që janë gati 28 për qind dhe nëse e krahason këtë me qëllimin për të votuar më vonë, këtu kemi një djall të fshehur nën rrogoz, që t’i mundesh por ti nuk po e bën. Pra, është një lojë se sa mund të na bësh apo e ndjen veten me vetëbesim të tepruar dhe nuk po na jep atë që duhet, dhe kjo është pika e dobët e PS dhe duhet të shpjegojnë pse këto gjëra kanë ndodhur. Nga ana tjetër partitë opozitare, në vend që të luftojnë njëra-tjetrën duhet të bëjnë diçka për këtë temë nëse duan të luftojnë qeverinë. Duke vazhduar më tej me grafikun tjetër, këtu kemi një vëlla të djallit që është zotëria “asnjë” , që s’e kemi parë shumë shpesh që të kemi alternativën ‘asnjë‘ që është lart mbi qeverinë. Dhe ky është një problem dhe mund të them që opozita kryesore, Berisha duhet të bëjë diçka me këtë linjën e sheshtë të pothuajse asgjësë. Pra kemi dy armiq, zoti i ‘pamjaftueshëm’ dhe zotëria ‘asnjë’ që thotë unë këtu jam vetëm, bëj diçka”, tha Mavros.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025