Goditet grupi kriminal, arrestohen 6 persona nga Shqipëria e Kosova
Një operacion i gjerë policor ka çuar në shkatërrimin e një grupi të strukturuar kriminal, i cili përfshinte shtetas nga Shqipëria dhe Kosova, të dyshuar për falsifikim dokumentesh me qëllim shitjen e tyre.
Operacioni u realizua nga Seksioni kundër Krimeve Ekonomike Tiranë dhe Njësia e Përbashkët e Investigimit me ShBA-në, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.
Gjatë operacionit të koduar “Njësia”, u arrestuan: Kushtrim Doksani, Kujtim Gilani, Getoar Luzha. Si dhe u ndaluan shtetasit Kujtim Duka, Leonard Basha dhe Erina Doksani, të gjithë banues në Tiranë.
Grupi, sipas hetimeve, falsifikonte dokumente të ndryshme me qëllim shitjen e tyre për individët që dëshironin të udhëtonin ilegalisht në shtetet që kërkojnë viza. Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan 15 dokumente të dyshuara false, përfshirë pasaporta dhe karta identiteti të shtetasve të huaj, si dhe 7 celularë dhe 1 motomjet.
Dokumentet e falsifikuara përfshijnë:
3 pasaporta dhe 3 karta identiteti amerikane
2 pasaporta, 2 karta identiteti dhe 1 leje drejtimi italiane
1 pasaportë dhe 1 leje drejtimi angleze
1 leje drejtimi rumune
1 kartë identiteti shqiptare
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person
Ekstradohet nga Dubai grupi kriminal të kërkuar për narkotikë, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik
Këndi i veçantë në bulevard, fëmijët pikturojnë teksa prindërit protestojnë (VIDEO)
- 22:32 Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz të shëndetit të tifozëve!
- 22:26 Witkoff dhe Kushner takohen me ekspertë bërthamorë në laboratorin kombëtar ‘Oak Ridge’
- 22:08 Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person
- 22:01 OKB-ja fajëson dezinformimin online për protestat jashtë zyrave të saj në Libi
- 21:51 Mesfushori i Gjermanisë, Lennart Karl dëmtohet në stërvitje. Mund të humbasë Kupën e Botës
- 21:43 Ekstradohet nga Dubai grupi kriminal të kërkuar për narkotikë, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik