Trajneri Sylvinho vijon turin e takimeve me lojtarët e kombëtares shqiptare

7 Shkurt 2025 | 15:00

Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho, vijon takimet e tij me futbollistët, dhe i fundit që ka takuar është mbrojtësi Ardian Ismajli. Braziliani po i vëzhgon nga afër të gjithë futbollistët, ndërsa nuk përjashtohen mundësitë për prurje të reja në skuadër.

Që prej emërimit në krye të kombëtares shqiptare, trajneri Sylvinho ka realizuar takime të vazhdueshme me lojtarët gjatë periudhës kur ata janë të angazhuar me skuadrat e tyre. Braziliani ka vijuar këtë praktikë edhe në prag të kualifikuesve për Kupën e Botës, duke biseduar nga afër me mbrojtësin Ardian Ismajli, i cili është shoqëruar nga Doriva dhe Zabaleta. Takimi kishte si qëllim vlerësimin e gjendjes shëndetësore të futbollistit të Empolit, i cili vazhdon të jetë i dëmtuar, por nuk është i vetmi lojtar i lënduar.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, trajneri i kuqezinjve ka zhvilluar takime me kapitenin Gjimshiti, si dhe me Mehmetin në Angli më herët. Sylvinho dhe ndihmësit e tij kanë ndjekur nga afër edhe ndeshjen Fiorentina-Inter, ku aktivizohet mesfushori Kristjan Asllani.

Situata aktuale te kombëtarja shqiptare nuk është shumë pozitive, pasi disa futbollistë janë të dëmtuar. Krahas Ismajlit, në mbrojtje nuk janë gati as Hysaj dhe Mitaj. Sipas informacioneve, stafi i kombëtares ka ndjekur dhe futbollistë të tjerë shqiptarë, të cilët mund të ftohen për grumbullim në prag të kualifikueseve të Botërorit. Ndeshja e parë për Shqipërinë është kundër Anglisë, ndërsa më pas do të luhet ndaj Andorrës, më 21 dhe 24 mars, e para në transfertë dhe e dyta në arenën kombëtare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë

Pesë oficerë policie britanikë janë plagosur pasi një varkë e Njësisë së Policisë Detare të Metropolitane u përplas me Urën Westminster në Londrën qendrore. Ngjarja...
19:23 | 24/07/2026

73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin

Banorët e fshatit Përparim thonë se qarkullimi me shpejtësi të lartë e ka kthyer aksin Elbasan–Peqin në një rrezik të përditshëm për këmbësorët. Pas aksidentit...
18:15 | 24/07/2026

Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër

Në gjashtë muajt e parë të vitit, përmes pikave kufitare në veri të vendit kanë hyrë dhe kanë dalë mbi 2 milionë shtetas dhe rreth...
17:47 | 24/07/2026