Çfarë duhet të dini për zgjedhjet që mbahen të dielën në Kosovë
Të dielën, Kosova zhvillon zgjedhjet parlamentare, ku afro 2 milionë qytetarë do të mund të zgjedhin të preferuarin e tyre. Në këto zgjedhje marrin pjesë 28 subjekte politike, ndërsa afro 105 mijë votues nga diaspora do të mund të bëjnë përzgjedhjen përmes postës ose fizikisht në përfaqësitë diplomatike.
Më shumë se 2 milion qytetarë të Kosovës me të drejtë vote këtë të diel do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur legjislaturën dhe qeverinë e re të vendit.
Zgjedhjet e 9 shkurtit po mbahen pas përfundimit të mandatit të plotë të qeverisë së Kosovës, e cila u udhëhoq nga Lëvizja Vetëvendosje, konkretisht lideri i saj, Albin Kurti, i cili synon edhe një mandat të ri.
Në garë për të marrë drejtimin e vendit në këto zgjedhje garojnë 28 subjekte politike nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Kosovë është 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 104 mijë e 924 votues.
Votuesit në Kosovë do të kenë mundësi që të votojnë fizikisht nëpër qendrat e votimit në qytetet e tyre përkatëse, ndërsa votuesit që jetojnë jashtë Kosovës mund të votojnë përmes postës ose fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Kutitë e votimit do të hapen në orën 7:00 të mëngjesit për t’u mbyllur në orën 19:00.
Sipas KQZ-së, rreth 85 mijë votues nga diaspora kanë zgjedhur të votojnë përmes postës, ndërsa 20 mijë në përfaqësitë diplomatike të vendit.
Në këto zgjedhje, pas ndryshimeve të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, qytetarët do të votojnë për partinë e preferuar dhe do të zgjedhin 10 kandidatë për deputet, për dallim nga deri në këto votime, kur kishin mundësi të votonin vetëm 5 kandidatë.
Një risi tjetër në këto zgjedhje është edhe numërimi nëpër vendvotime, proces ky që do të monitorohet nga kamerat gjatë gjithë kohës.
Në bazë të asaj që është parë në zgjedhjet e kaluara, dhe marrë për bazë edhe numërimin që do bëhet nëpër vendvotime, rezultatet e para preliminare mund të publikohen pak orë pas mbylljes së procesit të votimit.
Po ashtu, me ligjin e ri nuk ka heshtje zgjedhore dhe partitë mund të bëjnë fushatë edhe ditën e shtunë, kur edhe pritet të ketë tubime përmbyllëse elektorale nga disa parti.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë