Shantazhonin minorenët duke i shpërndarë foto intime, arrestohen dy persona

7 Shkurt 2025 | 19:35

Disa ditë më parë Euronews Albania ngriti shqetësimin se disa faqe online në Korçë po përdoreshin për të denigruar imazhin e minorenëve dhe të rinjve të qytetit, duke i shantazhuar përmes publikimit të fotove dhe videove.

Këtë të premte policia ka njoftuar se janë identifikuar dy persona të cilët fshiheshin pas faqeve dhe shantazhonin të miturit, duke bërë që këta të fundit të tentonin veprime ekstreme si vetëvrasja.

Sipas njoftimit janë arrestuar:

  • P.M, e cila ka qënë administratorja e profilit “laviret e Korçës” në Instagram.
  • E.P, e cila është identifikuar si person përgjegjës për aplikacionin “Tellonym”, i lidhur me profilin e Instagramit.

Njoftimi:

Në kuadër të një hetimi të thelluar dhe intensifikues, strukturat hetimore të Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “BOOMERANG”. Ky operacion ka ardhur pas një denoncimi për hapjen e një profili në rrjetin social Instagram, ku publikoheshin shkrime me natyrë bullizuese, denigruese, si dhe shpërndaheshin foto dhe video intime të vajzave të mitura, nxënëse të shkollave të ndryshme në qytetin e Korçës.

Fale hetimeve të thelluara të eksperteve te Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me kompanitë ndërkombëtare Meta I.N.C dhe Google I.N.C, u arrit të siguroheshin provat e nevojshme në kohë të shpejtë, duke mundësuar vazhdimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ky bashkëpunim ka qënë jetik në identifikimin dhe ndalimin e autorëve, si dhe në mbledhjen e provave që do të ndihmojnë në procesin e drejtësisë.

Nga hetimi intensiv, u arrit të identifikoheshin dhe arrestoheshin dy shtetase, për veprën penale “Pornografia me të mitur”, parashikuar nga neni 117/2 i Kodit Penal, të cilat ishin të përfshira në këtë veprimtari kriminale:

  • P.M, e cila ka qënë administratorja e profilit “laviret e Korçës” në Instagram.
  • E.P, e cila është identifikuar si person përgjegjës për aplikacionin “Tellonym”, i lidhur me profilin e Instagramit.

Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë ka nxjerrë urdhrin e ndalimit për këta shtetas në datën 07.02.2025.

Ky operacion ka qënë një hap i rëndësishëm në luftën kundër krimeve kibernetike, dhe njëkohësisht një mesazh i fortë për të gjithë ata që përpiqen të shkelin ligjin dhe të dëmtojnë fëmijët dhe të rinjtë në mjedisin online. Strukturat tona të hetimit janë angazhuar vazhdimisht për të mbrojtur ata që janë më të pambrojtur dhe për të siguruar një mjedis të sigurt në internet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026