Durrës| Makina përplas të moshuarin me motor, si paraqitet gjendja e tij

8 Shkurt 2025 | 15:16

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në rrugën “Azem Hajdari” në Durrës, ku një automjet ka përplasur një të moshuar i cili lëvizte me motor.

Burime bëjnë me dije se menjëherë pas aksidentit, i moshuari është dërguar në urgjencën e spitalit me ambulancë për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, duke pësuar vetëm dëmtime të lehta në kokë.

Nga ana tjetër, banorët e zonës shprehin shqetësimin se kjo rrugë është bërë një pikë e nxehtë aksidentesh, ku sipas tyre ndodhin aksidente pothuajse çdo javë. Vetëm gjatë muajve të fundit, në këtë segment rrugor janë regjistruar dhjetëra aksidente, duke ngritur pikëpyetje mbi sigurinë e qarkullimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026