Zëdhënësi i PDK-së: Një proces i qetë, kemi një pjesëmarrje të mirë të qytetarëve
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare.
Zëdhënësi i PDK-së, Blerad Stavileci, tha se procesi zgjedhor deri tani po zhvillohet në mënyrë të qetë, demokratike dhe pa ndonjë problematikë të raportuar.
Sipas tij, deri në orën 11:00 ka pjesëmarrje të mirë të qytetarëve dhe se të dhënat sipas vëzhguesve të tyre në terren janë pozitive.
“Sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën dhe të ardhmen tonë të përbashkët. Procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të qetë, demokratike dhe pa ndonjë problematikë të raportuar deri tani. Deri në orën 11:00 kemi një pjesëmarrje të mirë të qytetarëve dhe të dhënat nga vëzhguesit tanë në terren janë pozitive. Kjo është një shenjë e qartë se qytetarët e Kosovës e kuptojnë peshën e votës dhe përgjegjësinë që kanë për të ardhmen e vendit…Zgjedhjet nuk janë vetëm një e drejtë kushtetuese por një akt i drejtpërdrejtë që përcakton kursin e vendit tonë për katër vitet e ardhshme. Ne inkurajojmë të gjithë qytetarët që ende s’kanë votuar të dalin dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi. Sot është dita kur secili duhet të vendosë se në çfarë drejtimi dëshiron të shoh Kosovën në të ardhmen”, tha Zëdhënësi i PDK-së.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ambasadori i BE në Kosovë thirrje qytetarëve: Shprehni lirshëm zgjedhjen tuaj!
- E ngarkuara me punë e SHBA viziton qendrën e votimit në Zveçan
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge