Grenell sulmoi Kurtin! Dugolli tregon nëse do të ketë ndikim deklarata në zgjedhje
Këtë të dielë, në Kosovë votojnë rreth 2 milionë qytetarë për zgjedhjet e tyre. Një çështje diskutimi është nëse në këto zgjedhje do të ketë ndikim deklarata e një prej zyrtarëve më të lartë të Administratës së presidentit të SHBA-ve, Richard Grenell. Ai ka “sulmuar” ashpër Albin Kurtin duke deklaruar se ai nuk është i besueshëm për SHBA-të.
Për të folur rreth kësaj çështje, i ftuar në Euronews Albania ishte profesor Bujar Dugolli.
Ai tha nuk e sheh si diçka dhe aq të mirë ndërhyrjen e SHBA-vë në zgjedhjet e Kosovës pasi për zgjedhjet në SHBA, ndikimi i Kosovës është i parëndësishëm.
“Kam bërë një postim që nuk është shumë e mirë fakti që lë një shije të mirë nga ana e zyrtarëve amerikanë. Jemi mësuar që shqiptarët si andej dhe këtej, ti tregojnë preferencat e tyre në zgjedhjet e SHBA-ve, pra dikush pro demokratëve dhe dikush pro republikanëve, por mendoj se ndikimi jonë në zgjedhjet në Amerikë është i parëndësishëm. Sa i përket Grenell dhe deklaratave të tij, ne i dimë pakënaqësitë që ka. Mendoj se nuk do kenë ndonjë ndikim deklaratat që dëgjuam më herët. Ashtu siç është thënë vazhdimisht nga diplomatë dhe ambasadorë, Kosova është më pro amerikanja që ekziston. Si qeveritë dhe lidershipi i këtij shteti të ri, del nga vullneti i popullit. Ky vullnet i popullit përcakton kush do të jetë kryeminstër apo deputet. Nga e kaluara mësojmë se SHBA mbështet atë që është vullnet i popullit dhe punon me ta”, ka thënë Dugolli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi