Dhunohet aktivisti në Kosovë, arrestohen 2 persona. LDK akuzon Vetëvendosjen
Të paktën dy persona janë arrestuar të dielën në Pozheran të Vitisë, nën dyshimin se e kanë sulmuar një qytetar. Ngjarja ka ndodhur pranë qendrës së votimit në shkollën “Kongresi i Manastirit”. Policia ka thënë se sulmi fizik nuk lidhet me zgjedhjet, pasi rasti ka ndodhur jashtë perimetrit të qendrës së votimit.
Ndërkohë në një reagim në Facebook, Dega e LDK në Viti akuzon aktivistët e Vetëvendosjes për sulmin.
Reagimi:
“Dega e LDK-së në Viti dënon ashpër sulmin ndaj këshilltarit komunal Ilir Zuka
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Viti dënon ashpër sulmin fizik ndaj këshilltarit komunal, z. Ilir Zuka, nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Pozheran. Ky akt i shëmtuar dhe i papranueshëm është sulm ndaj vlerave demokratike dhe lirisë së shprehjes.
I bëjmë thirrje organeve të rendit që të ndërmarrin menjëherë masa dhe të vënë para drejtësisë autorët e këtij akti të shëmtuar. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë dhe as në jetën publike.
LDK në Viti qëndron fuqishëm pranë z. Zuka dhe të gjithë atyre që angazhohen për një politikë demokratike, pa frikë e kërcënime”.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
- 14:35 Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
- 14:14 Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 13:17 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 12:58 Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 12:44 “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset