Zelensky: Ukraina do të humbiste ushtrinë e saj nëse i jepte fund ligjit ushtarak

9 Shkurt 2025 | 18:09

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha këtë të diel se Ukraina do të humbiste ushtrinë e saj nëse ligji ushtarak do të pezullohej për zgjedhjet dhe më pas rusët do të përfitonin nga kjo.

Në një intervistë për televizionin britanik ITV News, ai tha se të gjithë duan që lufta të përfundojë dhe të zhvillohen zgjedhjet dhe se nuk ka frikë prej tyre.

“Ndërsa lufta po vazhdon, popullata jonë është megjithatë kundër zgjedhjeve sepse të gjithë e kuptojnë se çfarë do të ndodhë. Ne do të duhet të heqim ose pezullojmë gjendjen e luftës dhe nëse e bëjmë këtë do të humbasim ushtrinë,” tha Zelensky, duke shtuar se rusët do të ishin të lumtur për këtë, raporton Ukrainian Pravda.

Sipas tij, atëherë gatishmëria luftarake dhe morali humbet dhe ushtria nuk mund të mbajë veten.

“Njerëzit do të ktheheshin në shtëpi dhe do të kishin çdo të drejtë të ktheheshin, madje edhe midis atyre që nuk do ta bënin këtë, do të kishte një rënie të moralit… Rusia patjetër do ta përdorte këtë për një kundërsulm,” paralajmëroi Zelensky.

Ai trajtoi edhe problemet me votimin e pjesëtarëve të ushtrisë, si dhe të banorëve të, siç tha, territoreve të pushtuara nga rusët, por edhe miliona ukrainas jashtë vendit.

Sipas Zelensky, këta njerëz nuk do të mund të votonin dhe më pas Rusia do të vinte në dyshim legjitimitetin e zgjedhjeve.

“Kjo është pikërisht ajo që duan rusët, destabilizimi total i Ukrainës, dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm për çështjen e zgjedhjeve”, përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026