Dhunohet aktivisti në Kosovë, arrestohen 2 persona. LDK akuzon Vetëvendosjen

9 Shkurt 2025 | 16:34

Të paktën dy persona janë arrestuar të dielën në Pozheran të Vitisë, nën dyshimin se e kanë sulmuar një qytetar. Ngjarja ka ndodhur pranë qendrës së votimit në shkollën “Kongresi i Manastirit”.  Policia ka thënë se sulmi fizik nuk lidhet me zgjedhjet, pasi rasti ka ndodhur jashtë perimetrit të qendrës së votimit.

Ndërkohë në një reagim në Facebook, Dega e LDK në Viti akuzon aktivistët e Vetëvendosjes për sulmin.

Reagimi:

“Dega e LDK-së në Viti dënon ashpër sulmin ndaj këshilltarit komunal Ilir Zuka

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Viti dënon ashpër sulmin fizik ndaj këshilltarit komunal, z. Ilir Zuka, nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Pozheran. Ky akt i shëmtuar dhe i papranueshëm është sulm ndaj vlerave demokratike dhe lirisë së shprehjes.

I bëjmë thirrje organeve të rendit që të ndërmarrin menjëherë masa dhe të vënë para drejtësisë autorët e këtij akti të shëmtuar. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë dhe as në jetën publike.

LDK në Viti qëndron fuqishëm pranë z. Zuka dhe të gjithë atyre që angazhohen për një politikë demokratike, pa frikë e kërcënime”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026