“Albin Kurti Baba!” Aktivistë e LVV nisin festën me thirrje dhe flamuj në Prishtinë

9 Shkurt 2025 | 22:15

Dhjetëra aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë arritur para objektit të kësaj partie, duke kënduar këngën për Mitrovicën dhe duke valvitur flamujt kuqezi dhe flamurin e Kosovës.

“Albin Baba”, janë thirrjet e tyre, ndërsa festojnë fitoren, ndonëse rezultati përfundimtar i zgjedhjeve ende nuk ka dalë për shkak të një problemi në sistemin e KQZ.

“Albin Kurtin një herë e bëjmë kryeministër e pastaj shohim, ka mundësi për të bërë. S’ka mundësi, mërgata është me 120 mijë, ka shumë arsye për të ecur përpara”,shprehen ata.

Lëvizja Vetëvendosje është duke vazhduar festën e saj edhe në qytetin e Vushtrrisë.

Kjo festë po mbahet para selisë aty, dhe ka një numër të madh të qytetarëve me flamuj kuq e zi.
LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026