Kryetari i KQZ në Kosovë: Ka probleme me aplikacionin, votat do numërohen manualisht
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniçi, ka thënë se KQZ-ja pas shumë përgatitjeve dhe testimeve që kanë bërë, ishin gati që sot të transmetojmë rezultatet preliminare.
Por, sipas Radoniçit, për arsye se aplikacioni për përpunimin dhe prezantimin e të dhënave nuk ka funksionuar dhe nuk po arrijnë që t’i transmetojmë këto të dhëna përmes platformës elektronike.
“Në këto rrethana KQZ-ja ka shqyrtuar situatën dhe ka vendosur që të mbledh të dhënat në mënyrë manuale nga të gjitha vendvotimet përmes formularëve të rezultateve për subjektet politike, që tashmë janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve”, tha Radoniçi.
Ai tha se KQZ-ja i siguron qytetarët se mos transmetimi i të dhënave për subjektet politike përmes platformës elektronike, nuk ka asnjë ndikim në rezultatet që janë pjesë e këtyre formularëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Diaspora i jep edhe një mandat Vetëvendosjes, LDK humb një
Kreu i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë
Paralajmërimi i Odës Amerikane: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në
- 13:35 U futën në ‘fun zone’ të Sheshi ‘Skënderbej’ dhe penguan qarkullimin, policia procedon 16 protestues, 2 në kërkim
- 13:24 Pentagoni: Inteligjenca artificiale “Grok” u përdor për operacione të shpejta sulmi në konfliktin me Iranin
- 13:23 Trump shkon me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi
- 13:13 Diaspora i jep edhe një mandat Vetëvendosjes, LDK humb një
- 13:05 Valë e re e të nxehtit, sa do të shënojnë temperaturat në Francë
- 12:54 Zelensky: Samiti i G7 në Francë solli rezultate për Ukrainën