KQZ në Kosovë publikon rezultatet e reja, numërohen 93.25% e votave

10 Shkurt 2025 | 10:39

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka dalë me statistika të reja, ku janë numëruar 93.25% e votave, sipas së cilave, Lëvizja Vetëvendosje prin me 322376 vota ose 41.01 %.

Partia e dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 22.46 % për qind apo 172.953 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.66 % për qind apo 135.976 vota të fituara.

Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma, Konservatorët dhe Intelektualët kanë fituar 7.51 %. për qind apo 58.307 vota.

Ndërkaq, Lista Serbe – partia kryesore e serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka fituar 3.95 për qind apo 30.440 vota.

Këto rezultate preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta, si dhe votat jashtë Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të dhënat për procesin e votimit do të mblidhen në mënyrë manuale nga të gjitha vendvotimet, për shkak të mosfunksionimit të aplikacionit.

Në një konferencë për media, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se mos transmetimi i të dhënave apo rezultateve preliminare të subjekteve politike përmes platformës elektronike nuk ka asnjë ndikim në rezultatet të cilat tashmë janë pjesë e këtyre formularëve.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të vitit 2021, tregojnë se LVV ka marrë 438.335 vota ose 50,280%, PDK 148.285 vota 17,009%, LDK me 110.985 vota ose 12,731% dhe AAK me 62.111  vota ose 7,124%.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Diaspora i jep edhe një mandat Vetëvendosjes, LDK humb një

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës, pas numërimit të shumicës së votave nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike, ndërsa procesi i numërimit...
13:13 | 17/06/2026

Kreu i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ka quajtur lajm të mirë faktin se NATO-ja do të reduktojë praninë në Kosovë si pasojë e...
12:50 | 17/06/2026

Paralajmërimi i Odës Amerikane: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shprehu shqetësim për “mungesën e vazhdueshme të konsideratës” nga Qeveria në detyrë e Kosovës karshi thirrjeve të Qeverisë amerikane për...
11:27 | 17/06/2026