Veliaj dërgohet te Bllok i Sigurisë te “Mine Peza”, arrest në shtëpi për Ajola Xoxën

10 Shkurt 2025 | 14:46

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar këtë të hënë me kërkesë të SPAK. Veliaj u ndalua nga agjentët e BKH-së në zyrën e tij të punës në Bashkinë e Tiranës dhe më pas u shoqërua në Bllokun e Sigurisë 302, në rrugën Mine Peza.

Burime jozyrtare për Euronews Albania bëjnë me dije se krahas Veliajt, GJKKO ka lëshuar dhe 4 masa të tjera sigurie, 3 prejt tyre “Detyrim paraqitje” dhe një “Arrest në shtëpi”.

Masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” mësohet se është lëshuar për bashkëshorten e Veliaj, Ajola Xoxa.

“Sipas informacioneve jozyrtare, kemi arritur të mësojmë se në total janë firmosur 5 masa sigurie lidhur me këtë dosje, ku tre masa janë për detyrim paraqitjeje. Është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për zonjën Ajola Xoxa, ndërkohë që, sipas të dhënave jozyrtare, ndaj Veliajt është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, bën me dije gazetari i Euroneës Albania, Eni Ferhati.

Kryebashkiaku Veliaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale: “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.

Hetimet ndaj Veliajt drejtohen nga prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado. Ato janë ngritur mbi dyshime të arsyeshme se kryebashkiaku ka konsumuar elementë të veprës penale, duke përfituar në mënyrë të tërthortë përmes bizneseve të lidhura me familjarët e tij dhe biznesmenin Elman Abule.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:18 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026