“Kurti se ka shumicën”, Gjoci: Opozita kosovare më afër krijimit të qeverisë së re
Në një intervistë të drejtpërdrejtë me Mirela Milorin, gazetari i Euronews Albania Kosovë Gjoci u shpreh optimist në lidhje me mundësinë që opozita kosovare të formojë një qeveri të re.
Ai theksoi se, megjithatë, situata e negociatave është mjaft e ndërlikuar.
“Sot kemi tre parti kryesore opozitare që kanë bërë të ditur se nuk janë të interesuara të bashkëpunojnë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe preferojnë të krijojnë një qeveri opozitare. Nga ana tjetër, kemi kryeministrin Kurti, i cili, edhe pse shpalli fitoren natën e kaluar, është i vetëdijshëm se nuk mund ta formojë qeverinë i vetëm. Ai u tregua arrogant dhe fyes ndaj kundërshtarëve të tij, edhe pse e di se do t’i duhet ndihma e dikujt nga opozita për të krijuar një qeveri”, tha Gjoci.
Ai shtoi se opsionet më të mundshme janë dy:
“Nëse Vetëvendosja arrin të bindë një nga partitë opozitare të bashkëpunojë, mund të krijohet një shumicë e mjaftueshme për të formuar qeverinë, ndërkohë që do ti duhet të zgjedhë një president pas një viti. Opsioni tjetër që duket më i mundshëm është formimi i një qeverie opozitare, duke bashkuar partitë e mëdha me pakicat, përfshirë ndoshta edhe një deputet serb, siç është Rada Rashic, aktualisht ministër në qeverinë Kurti.”
Gazetari i Euronews Albania theksoi se edhe deklaratat e partive opozitare kundër një koalicioni me Kurtin dhe kritikat ndaj tij nga SHBA dhe aleatët ndërkombëtarë e bëjnë më të vështirë realizimin e opsionit të parë.
“Nëse Vetëvendosja dështon të krijojë një qeveri për shkak të mungesës së numrave, atëherë Presidentja do të detyrohet të ofrojë mundësinë për formimin e një qeverie të re për një kandidaturë tjetër brenda 15 ditëve. Ky opsion mund t’i kalojë PDK-së, e cila mund të afrohet me AAK-në dhe LDK-në për të krijuar shumicën e nevojshme”, tha Gjoci.
Gjoci përmendi se nesër do të fillojë numërimi i votave për deputetët dhe, pas daljes së rezultateve, do të jetë më e lehtë të parashikohen zhvillimet e mëtejshme mbi këtë çështje.
LEXONI GJITHASHTU:
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
Osmani: Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me ShBA-në dhe botën demokratike
Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin