“Qeveria e Kurtit do jetë e dobët”, analisti Hoxha: Mund të mos formojë shumicë

10 Shkurt 2025 | 10:11

Analisti Ylli Hoxha ishte këtë të hënë në një lidhje direkte për Euronews Albania ku ka folur rreth zgjedhjeve të mbajtura ditën e djeshme në Kosovë. Sipas rezultateve paraprake, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë parti e parë, gjë që sipas Kushtetutës së Kosovës i jep të drejtën që të formojë qeverinë.

Hoxha tha me fjalimin e mbajtur ditën e djeshme, Albin Kurti ka  ritheksuar se nuk ka ndërmend të bëjë biseda serioze me partitë opozitare për të krijuar shumicë qeveritare.

“Sipas asaj që unë shikoj sot është shumë e vështirë të krijohet shumicë nga zoti Kurti pa bashkëpunim me ndonjë parti opozitare, po ashtu do të jetë e vështirë edhe nga opozita, pasi numrat janë aty në kufi. Kushdo që të arrijë të bëjë pa një bashkëpunim më të thellë pozitë-opozitë, do të bëjë qeveri të brishtë e të paqëndrueshme.

Mund të kemi edhe situatë të pamundësisë së krijimit të qeverisë. Nëse zoti Kurti vazhdon me këtë retorikë, LDK dhe PDK nuk do të gjejnë mundësi afrimi me të dhe më këto numra ai nuk garanton mundësi të krijimit të qeverisë. Edhe nëse arrin ta formojë, ajo do të jetë një qeveri shumë e dobët”,-tha Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026