Rama për arrestimin e Veliaj: E lanë Tiranën pa kryetar, e mbyllën pa gjyq në qeli

11 Shkurt 2025 | 09:00

Një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama ka dalë në një lidhje direkte në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy” ku ai u përgjigjet komenteve të ndryshme të bëra nga qytetarët në rrjetet e tij sociale.

Siç pritej kryeministri u shpreh edhe për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai tha se drejtësia e re ka gjithë besimin e nevojshëm, por tashmë nuk do të heshtë as për kritikat konstruktive që mund të ketë për të ndihmuar konsolidimin e drejtësisë së pavarur.

“Ajo që ishte interesante ishte si u ekzaltuan nga arrestimi i Erionit dhe si u turrën për të kërkuar dorëheqjeën time. Madje jo vetëm oxhaku i vjetër me blozë, i bufit të vjetër, por edhe ata që të re kanë vetëm moshën.  U përndezën nga era e mishit me gjak dhe do të vinë të kërkojnë dorëheqjen time, se u bë deti kos tani dhe o burra të hidhemi te kryeministria.

Natyrisht që marrja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për ta mbyllur pa gjyq në qeli për të lënë një qytet të tërë pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla, është një ngjarje tejet e madhe që nuk mund ta kaloj me “s’kam koment”.

Lajmi që kam për ju sot është se unë nuk do i mbaj më për vete opinionet e mia, kur ta shikoj të arsyeshme se duhen ndarë me publikun, në të gjitha rastet kur drejtsia bën punën e saj.

Sot opinion im është ky: Drejtësia e re ka hyrë në fazën që ka fituar të gjithë besimin e nevojshëm. Mbështetja jonë do të vazhdojë njësoj. Sot në këtë fazë janë të domosdoshme edhe kritikat për të ndihmuar konsolidimin e drejtësisë së pavarur.

U bë 5 vite që flasin të tërë para e mbrapsht për këto që bën parakalimin para kamëerave tek stacionin e trenit, dhe vetëm PS forca që qeveris vendin, heshtim. Heshtja jonë i ka ndihmuar shumë institucionet e drejtësi, deri këtu, por kuptojmë që u mungon kritika kontruktive.

Përballen sot me hosananë e një pjesë të publikut që me zor ka pritur të shohë pushtetarë të lidhur, ose sulme destruktive të asaj pjese të udhëhequr nga bufi i stërplakur dhe “kua kua-të”,-tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026