Arrestimi i Veliajt, Rama: Proces shumë i çuditshëm, u intimiduan dëshmitarë

11 Shkurt 2025 | 09:12

Kryeministri Edi Rama, gjatë komunikimit live me komentuesit në rubrikën e tij në rrjetet sociale ‘Sy më sy’ komentoi arrestimin një ditë më parë të kreu të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Rama e cilësoi një proces gjyqësor shumë të çuditshëm atë ndaj kryebashkiakut Veliaj, ku sipas tij janë intimiduar dëshmitarë, njerëz të arit dhe kulturës.

“Prezumimi i pafajësisë nuk është një llaf goje pas telenovelash linçimi publik. Do ta bëjmë këtë proces me maturi dhe argumente, pas 5 vitesh këto institucione ( të drejtësisë) kanë krijuar një vetë besim të plotë. Rastin e Erionit e kam ndjekur për një sërë arsyesh, ku ajo që më ka shqetësuar shumë seriozisht ka qenë intimidimi i disa personave të marrë në pyetje, njerëz të artit dhe kulturës. I hoqën kokën nga shpatullat Tiranës pa gjyq, bëhet fjalë për një proces gjyqësor shumë të çuditshëm”, tha Rama mes të tjerash.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026