“Përkthimi është gjuha e Evropës”, përkthyesit: Të ruhet formaliteti i autorit
Në një kontinent të ndërtuar mbi diversitetin kulturor dhe gjuhësor, përkthimi është ura që bashkon popujt, historitë dhe identitetet.
“Përkthimi është gjuha e Evropës”, është aktivitetit që u zhvillua të martën në Biblotekën e kryeministrisë, ku të pranishëm ishin përkthyes por edhe të rinj.
Për Aida Baron, përthyesi i një vepre duhet të ruaj formalitetin e autorit.
“Ideja është që kur përkthen duhet parë dhe regjistri i autorit. Përkthyesi duhet të ruaj formalitetin, duhet ti jepet lexuesit fryma e asaj epoke, mënyra se si drejtoheshin njerëzit, eleganca. Nuk mund të futesh në zhargonin e përditshmërisë. Unë nuk jam për përkthimet, gegnisht apo toskërisht jashtë kontekstit të librit, jam për gjuhën standarde”, tha Aida Baro, përkthyese.
Ndërsa Xhimi Lazri, u ndal të rëndësia e gjuhës në një përkthim, duke theksuar faktin se në një vepër nuk mund të përdoren zhargonet e përditshmërisë.
“Nuk mund të përdorim zhargonet e sotme, idiomat e sotme të komunikimit tonë të përditshëm për personazhet që janë në përkthimet e shek XVIII. Duhet të ketë një përgjegjësi përkthyesi dhe botuesi për përkthimet që bëhen”, tha Xhimi Lazri, përkthyes.
Mes të tjerash, ato u shprehën se për një gjuhë si shqipja, përkthimet e reja janë të domosdoshme, sepse shqipja në dallim nga gjuhët e tjera të Evropës është në një evoluim në një ritëm shumë më të shpejtë dhe me një intensitet shumë më të madh.
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)