“PS-PD në panik!”- Gazetari: Nuk e kontrollojnë më drejtësinë

12 Shkurt 2025 | 12:17

Gazetari Lavdrim Lita ishte i ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania, ku komentoi zhvillimet e fundit politike pas arrestimit të Veliajt.

Duke komentuar qëndrimin e kryeministrit Rama, i cili ka marrë në mbrojtje Veliajn, Lita tha se shefi i qeverisë po i bashkohet kryedemokratit Berisha dhe presidentit të Lirisë, Ilir Meta, në luftën kundër organeve të reja të drejtësisë.

“Rama është kthyer 180 gradë nga pozicioni pro drejtësisë”, tha Lita.

Gazetari shtoi se forcat kryesore politike janë në panik pasi nuk e kontrollojnë më sistemin e drejtësisë. Lita u ndal dhe te fikja e dritave në godinën e SPAK gjatë kohës që po mbahej seanca për masën e sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës.

Gazetari e cilësoi këtë incident si një mesazh për SPAK-un.

“Mendoj se ka qenë një mesazh i koduar që qeveria ka dashur t’i dërgojë SPAK-ut. Policët bashkiakë protestuan pa uniforma, dhe administrata u lajmërua për këtë, një shkrirje e shtetit me urdhër politik,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)

Një stuhi e fortë shiu, e shoqëruar me breshër, ka përfshirë këtë të premte qytetin e Elbasanit. Reshjet me intensitet të lartë vijojnë, duke vështirësuar...
13:17 | 24/07/2026

Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht

Kryeministri Edi Rama deklaroi se fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhje, e cila i siguroi 83 mandate, përbën njëkohësisht një bekim dhe një përgjegjësi të...
13:11 | 24/07/2026

116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë një sipërfaqe me barishte, shkurre dhe pisha në zonën midis fshatit Lekas dhe Voskopojës, në Bashkinë...
13:10 | 24/07/2026