Trafik droge me postë nga Tajlanda, arrestohet 25-vjeçari në Shqipëri
Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se trafikonte lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC nga Tajlanda në Shqipëri, përmes shërbimit postar. Shtetasi, identifikuar si R. S., u kap në flagrancë me një pako që përmbante 2 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila dyshohet se ishin trafikuar nga Tajlanda.
Përveç lëndës narkotike, u sekuestruan gjithashtu shuma parash, celularë, sende me vlerë dhe prova të tjera të vlefshme për hetimin. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë.
“Si rezultat i operacionit policor të koduar “Destinacioni 4”, u arrestua shtetasi R. S., 25 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se trafikonte lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, nga Tajlanda në Shqipëri, nëpërmjet shërbimit postar.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me një pako me 2 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga Tajlanda”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje