Gërdeci| Mediu: Proces agjitacion-propagandë. Republika e prokurorëve do ketë pasoja
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ishte këtë të mërkurë në GJKKO në seancën e radhës për “Gërdecin”. Ai tha se tashmë ky proces është kthyer në agjitacion-propagandë. Duke kritikuar prokurorët Mediu shtoi se nuk prokuroria nuk përfaqëson drejtësinë dhe një “mbivendosje” e saj mbi gjyqësorin do të ketë pasoja në shoqëri.
“Nuk është detyrë e ministrit të merret me kalibrat. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të NATO-s Ky është kthyer në një proces agjitacion propagandë njësoj si në kohën e komunizmit. Mjerë republika e prokurorëve, shumë e kanë marrë me qejf këtë, por nuk mund të ketë Republikë Prokurorësh.
Duhet të ketë një shtet të së drejtës ku prokuroria duhet të ketë vendin e vetë. Nuk është drejtësia prokuroria, drejtësia është gjyqësori. Vendosja e prokurorisë mbi gjyqësorin është një nga veprimet më fatale të drejtësisë shqiptare dhe ka për të pasur pasoja jo të vogla politike, sociale në shoqërinë shqiptare”, -tha Mediu.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Debatin e kemi me popullin”- Rama: Do bëjmë kritika konstruktive ndaj drejtësisë
- KQZ-ja në Kosovë: Rezultatet e zgjedhjeve do të jenë të sakta, pavarësisht vonesave
Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë