“Pas ngjarjeve të fundit, socialistët do të ndryshojnë…”/ Muça rendit arsyet!
Këtë të mërkurë në emisionin ‘Barometri’, janë dhënë shifrat nëse mundet qeveria të pengojë punën e SPAK, rezultate të cilat të përkthyera në përqindje tregojnë se 49% mendojnë që nuk e pengon, 38.3% mendojnë që po dhe 12.7% nuk e di.
Nisur nga këto përqindje, gazetari Flogert Muça mendon se këto shifra mund të bien nëpërmjet dy mënyrave.
Sipas tij, socialistët do të ndryshojnë me zhvillimin e disa ngjarjeve politike kohët e fundit si dhe është ndalur në qëndrimin që ka kryeministri Rama dhe reagimet e tij.
“Pas ngjarjeve të fundit, socialstët do të ndryshojnë. Ne habitemi kur shofim shifrat se sa e mbështesin SPAK dhe sa jo. Ne më shumë besojmë partitë sesa institucionet e tjera. Nëse në SPAK nuk do lëvizet me ngjarje të tilla si “21 janari”, “Gërdeci”, “Mediu”, socialistët do jenë të zhgënjyer”, tha Muça.
I pyetur nëse Rama është sot kundër SPAK, gazetari ndan mendimin se ai ka kuptuar se po ndërhyet në garë dhe ndodhet në një fushatë.
“Është në fushatë. Kjo pasi kanë ndodhur dy ngjarje brenda 7 muajsh: Është liruar kreu i opozitës dhe është arrestuar numri 2 i mazhorancës, fuqia më e madhe elektorale pas Edi Ramës. Ajo që Rama ka kuptuar është se kjo që po ndodh tani kalon përtej limiteve dhe është ndërhyrë në garë.
Rama ka reaguar duke mos dalë komplet nga boshti, duke qëndruar larg narrativës organizatë kriminale që do të zhbëhet, dhe duke thënë që parlamenti, opozita dhe qeveria mund ta shpërbëjë SPAK-un, pra mund të bëjnë ndryshime.
Por ka një mënyrë tjetër se si shifrat e SPAK mund të bien: Nga sulmet politike dhe nga individë brenda SPAK-ut që mund të bëjnë ‘pis’ institucionin”, shtoi gazetari Flogert Muça.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë