“Unë s’bëj protesta te SPAK”- Berisha: Dje të armatosur, rrethuan SKAP-in
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mbledhjen e mbështetësve të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.
Në një deklaratë për mediat nga ambientet jashtë Kuvendit, Berisha akuzoi se pjesëmarrësit në këtë tubim ishin punonjës të bashkisë dhe e cilësoi tubimin si “të paligjshëm”.
I pyetur për protestat e mbajtura nga mbështetësit e Partisë Demokratike kur ai paraqitet në prokurori, Berisha i cilësoi ato si “konferenca për shtyp” dhe jo protesta.
“Ajo që unë bëj aty është një konferencë shtypi. Ky dërgoi policinë bashkiake. Të armatosur disa prej tyre rrethuan SKAP-in në mënyrë që po të merrnin urdhër… Po tronditëse është fakti se e ka dërguar në qeli në Durrës dhe do të të dërgojë Pojën për t’i mbyllur gojën. Funksionon me një kod mafioz të tmerrshëm. Këtu kam dhe të dhëna të tjera. “Velica” ka bërë garë me Asma Assad. 1 milionë euro e kishte garderobën gruaja e Assad dhe 800 mijë euro gruaja e Veliajt,” tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pse policia nuk shkoi te SPAK-u? Hoxha: Ishin simpatizantë të Veliaj, jo protestues
- Veliaj u la në burg, Rama shkon për herë të tretë brenda javës në Bashkinë e Tiranës
Riaktivizohet sërish në ditën e tretë zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, digjet pylli dhe pishat
Rama mbledh grupin e PS dhe kabinetit qeveritar, gazetarja Shehu jep detaje
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar, eskorta e kryeministrit mbërrin në Pallatin e Brigadave (VIDEO)
- 10:23 Riaktivizohet sërish në ditën e tretë zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, digjet pylli dhe pishat
- 10:17 Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
- 10:16 Rama mbledh grupin e PS dhe kabinetit qeveritar, gazetarja Shehu jep detaje
- 10:04 Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar, eskorta e kryeministrit mbërrin në Pallatin e Brigadave (VIDEO)
- 10:03 Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit
- 09:50 U plagos nga helika e skafit në Vlorë, 17-vjeçari në gjendje të rëndë! Dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës