Partitë e reja protestë në mbështetje të SPAK: Politika e vjetër do ta shkrijë

13 Shkurt 2025 | 12:29

Partitë e reja “Nisma Thurrje” dhe “Shqipëria Bëhet” dolën këtë të enjte në një protest♪7 para SPAK për të shfaqur mbështetjen kundrejt prokurorisë së posaçme.

Ata kanë duartrokitur arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe punën e bërë deri më tani nga SPAK.

“Ka ardhur momenti që ne të duartrokasim për drejtësinë e re. Do flasë kush të dojë, por dua që ta nisim me një duartrokitje për prokurorët e SPAK. Ne jemi bashkë kundër aleancës së qelbësirave. Ka 34 vite që ky popull vidhet e merret zvarrë.

Ne jemi padyshim bashkë kundër tyre. Tani u bashkua aleanca e qelbësirave kundër SPAK, Rama deri dje e bënte nën rrogoz, por Edi Rama doli qartazi kundër SPAK. Ai ëhstë një kryeministër në detyrë që në 48 orë po prish pronat, ka shkuar në bashki në pushtet qendror. Pa dyshim keni përballë hajdutët, por keni pas popullin shqiptar”,-tha Endri Shabani drejtuesi i “Nisma Thurrje”.

“Këtu ka një aleancë të ndyrë e të egër kundër ligjit. Ne jemi këtu për ti dhënë kurajo çdo njeriu të ligjit. Askush nuk duhet të ketë frikë nga ligji”,-tha Adriatik Lapaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026