Strategjia kundër krimeve zgjedhore, Celibashi takim me Dumanin

13 Shkurt 2025 | 15:14

Sot, në selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), u zhvillua një takim i rëndësishëm mes KQZ dhe Drejtuesit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), z. Altin Dumani, për të diskutuar dhe rritur bashkëpunimin institucional në luftën kundër krimeve zgjedhore.

Në këtë takim, u diskutua për krijimin e një Protokolli të Koordinimit Institucional, i cili do të mundësojë linja komunikimi të hapura 24/7 dhe raportim të menjëhershëm në rast të shkeljeve zgjedhore.

Ky protokoll synon të sigurojë ndërhyrje të shpejta dhe efikase për të adresuar çdo shkelje, duke përfshirë organizimin e strukturave të dedikuara në nivel qendror dhe lokal nga SPAK. Struktura të tilla do të përbëhen nga prokurorë dhe hetues, të cilët do të punojnë ngushtësisht me përfaqësuesit e KQZ në çdo qark të vendit.

KQZ dhe SPAK kanë shprehur angazhimin për të rritur praninë institucionale në terren, duke filluar tre muaj përpara datës së zgjedhjeve dhe deri në përfundim të procesit të numërimit.

Pjesë e këtij angazhimi është krijimi i mekanizmave të dedikuar për monitorimin dhe raportimin në kohë reale të çdo problematike, për të garantuar një trajtim të menjëhershëm dhe efikas të çdo shkeljeje të mundshme.

Një hap konkret në këtë drejtim është gjithashtu krijimi i një sistemi të unifikuar të denoncimeve, ku qytetarët dhe aktorët e shoqërisë civile mund të raportojnë rastet e mundshme të krimeve zgjedhore.

Këto denoncime do të analizohen nga KQZ dhe nga hetuesit e SPAK, për të garantuar një ndjekje të plotë dhe efikase të çdo shkeljeje.

“Do të analizojmë çdo rast me seriozitetin më të madh dhe do të sigurojmë një ndjekje të plotë të të gjitha rasteve,” tha z. Dumani.

Aksesimi i NIR dhe teknologjia për monitorim në kohë reale

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i këtij bashkëpunimi është mundësia që SPAK do të ketë për të aksesuar Ndërfaqen e Raportimit të Aktiviteteve Publike (NIR) të KQZ, një sistem që monitoron dhe evidenton shkeljet gjatë fushatës zgjedhore dhe administrimit të zgjedhjeve.

Kjo do të ndihmojë në përshpejtimin e hetimeve dhe në identifikimin e praktikave të paligjshme që cënojnë barazinë e garës zgjedhore.

Nga ana tjetër, KQZ është duke punuar për ngritjen e Qendrës së Monitorimit të Procesit Zgjedhor, e cila do të operojë 24/7 dhe do të grumbullojë informacione në kohë reale përmes përdorimit të teknologjisë dhe raporteve nga komisionerët dhe monitoruesit në terren.

Dakordësia për finalizimin e protokollit

Në përmbyllje të takimit, u ra dakord për finalizimin e Protokollit të Koordinimit mes KQZ, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, një hap i rëndësishëm që do të rrisë transparencën dhe efikasitetin në trajtimin e krimeve zgjedhore.

“Ky bashkëpunim do të shërbejë si një garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme,” deklaroi drejtuesi i SPAK, z. Altin Dumani.

Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm në forcimin e sigurisë dhe besueshmërisë në procesin zgjedhor, duke garantuar se çdo shkelje do të trajtohet me seriozitet dhe në kohën e duhur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026