Bashkëpunoi me 17-vjeçarin për të shitur 1 armë zjarri, arrestohet taksisti në Vlorë
Një 54-vjeçar shofer taksie është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi në automjetin e tij është gjetur një armë zjarri.
Policia bën të ditur se ai ka bashkëpunuar me pasagjerin 17-vjeçar, për transportimin e armës së zjarrit në këmbim të një shumë parash që do të merrte pas shitjes së saj.
Në kuadër të operacionit ‘The passenger”, që u zhvillua disa ditë më parë, për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur armë zjarri.
Kapet dhe vihet në pranga një 54-vjeçari I.B banues në Fier, (drejtuesi i taksisë ku u gjet arma e zjarrit).
Gjatë operacionit të zhvilluar 4 ditë më parë, në aksin rrugor “Fier – Vlorë”, në bagazhin e taksisë me drejtues shtetasin I. B. dhe pasagjer një 17-vjeçar, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatike, që dyshohet se 17-vjeçari, i cili u arrestua në flagrancë, po e transportonte drejt Vlorës, me qëllim shitjen.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi I. B. është i përfshirë në këtë rast, pasi ka bashkëpunuar me 17-vjeçarin, për transportimin e armës së zjarrit, në këmbim të një shumë parash që do të merrte pas shitjes së saj.
Vijon puna për kapjen e shtetasit E. Gj., i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit, dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut