Minatorët protestë në Kuvend, kërkojnë miratimin e satusit të tyre
Minatorët kanë dalë të enjten në protestë para parlamentit, duke kërkuar miratimin e satusit të minatorit, të mohuar prej më shumë se 30 vitesh.
“Në këtë fletë që unë mbaj në dorë, janë të shënuar emrat e 33 minatorëve që kanë ndërruar jetë vetëm në një minierë. Është një fletë të cilën e ruan njëri prej minatorëve me të gjithë emrat e kolegëve dhe miqve të tij siç ai i konsideron që tashmë nuk janë më”, ka raportuar Ortensa Budlla, gazetare e Euronews Albania.
Gazetarja shpjegon se ata janë të paktë në numër pasi shumica e minatorëve, që kanë arritur të shpëtojnë, kanë probleme të rënda shëndetësore.
“Kemi ardhur nga Klosi i Matit, Burrel, kam punuar 30 vite minator nëntokë. I kujtoj vite të vështira, lodhje, ajo kohë mos ardhtë më asnjëhërë. Kur fillova isha 18 vjeç dhe e kam përfunduar në pension të parakohshëm në 2001. E mbaj mend ditën e parë, ka qenë 5 shkurt e 1968. Por me thënë të drejtën në atë kohë ka qenë më mirë se sot”, tha një nga minatorët, Besnik Keta.
Protestat e minatorëve kanë nisur prej disa kohësh. Edhe pse në kuvend janë dorëzuar projektligje për ndryshimin e pensionit të tyre, përsëri kërkesat e tyre kanë mbetur në vend.
“Që nga viti ’79 dhe derisa u mbyll miniera në fund fare. Na dhanë një pagë minmale kur kam dalë me 55 mijë, duke shtuar ka shkuar 177 mijë lekë. Me ato lekë unë nuk shkoj dot një javë, kur gjej ndonjë punë punoj kur jam mirë. Në minierë qëkur kam hyrë unë mbaj mend mbi 30 veta kanë vdekur. 12 janë aksidentuar me vdekje jo nga korenti, ja pasojat. Jam 73 vjeç, punoj në ndërtim, ku të punosh”, tha minatori Ymer Spaho.
Shumica prej tyre e konsiderojnë veten me fat që sot janë gjallë, por asnjëherë nuk do të harrojnë fjalët e familjarëve dhe miqve para se të nisin punën.
“Kam shumë shokë që kanë punuar mbi 30 vite nëntokë dhe marrin 190 mijë lekë, është krim, turp. E kemi pa vdekjen disa herë, zoti i madh na ka shpëtuar. Futeshim në punë , na thonin shokët “mirëdalsh”, se nuk e dinin e dilnin gjallë a jo” u shpreh një tjetër minator, Abdyl Neli.
Minatorët paralajmërojnë të tjera protesta, e madje deri në grevë urie nëse askush nuk ulet të bisedojë me ta.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta