14 shtete padisin Musk dhe Trump: Roli i miliarderit është jokushtetues

14 Shkurt 2025 | 10:33

Një grup prej 14 shtetesh paditën Elon Musk dhe presidentin amerikan Donald Trump të enjten, duke pretenduar se autoriteti i dhënë miliarderit të teknologjisë dhe Departamentit të tij të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) është jokushtetues, sipas një raporti.

Koalicioni i shteteve, i udhëhequr nga New Mexico, argumenton se roli i gjerë i Musk si kreu i DOGE shkel Klauzolën e Emërimeve të Kushtetutës, raportoi The Hill.

Ata thanë se kjo është për shkak se ai nuk është konfirmuar nga Senati.

“Fuqia në dukje e pakufishme dhe e pakontrolluar e zotit Musk për të zhveshur qeverinë nga fuqia punëtore dhe për të eliminuar departamente të tëra me goditjen e një stilolapsi ose klikimi të miut do të kishte qenë tronditëse për ata që fituan pavarësinë e këtij vendi”, shkruan ata.

“Nuk ka asnjë zyrë të Shteteve të Bashkuara, përveç Presidentit, me fuqinë e plotë të Degës Ekzekutive dhe autoriteti gjithëpërfshirës që i është dhënë tani një individi të vetëm të pazgjedhur dhe të pakonfirmuar është në kundërshtim me të gjithë strukturën kushtetuese të vendit”, shtuan ata.

Shtetet, duke përfshirë Arizonën, Michiganin, Kaliforninë, Connecticut, Hawaii, Maryland, Massachusetts, Minesota, Nevada, Oregon, Rhode Island, Vermont, Washington dhe New Mexico, po i kërkojnë gjykatës të bllokojë Musk dhe ekipin e tij DOGE nga ndërmarrja e një sërë veprimesh, AA.

Ata synojnë të ndalojnë CEO të Tesla Musk dhe ndihmësit e tij që të bëjnë ndryshime në shpërndarjen e fondeve publike, kontratat qeveritare, rregulloret ose personelin, si dhe aksesin ose ndryshimin e sistemeve të të dhënave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026