KQZ miraton modelin e fletës së votimit për emigrantët dhe rregullat

14 Shkurt 2025 | 17:14

Komisioni Rregullator në KQZ miratoi këtë të premte detajet e fletës së votimit që do t’u dërgohet votuesve shqiptarë në diasporë.

Përveç elementëve identifikues, në pjesën e pasme u shtuan dy shirita anësorë të dallueshëm, pas propozimit të dy anëtarëve të opozitës në Komisionin Rregullator, Helga Vukaj dhe Muharrem Çakaj.

Fleta e votimit për emigrantët do të ketë në pjesën e pasme të saj dy shirita vertikalë në një nuancë të përafërt me të kaltrën, që do ta dallojë atë nga fleta e votimit për votuesit brenda vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vijojë punën për përgatitjen e zarfeve dhe materialeve zgjedhore sipas parashikimeve ligjore. Deri më tani, në faqen zyrtare të KQZ-së janë regjistruar mbi 131 mijë persona, ndërsa afati përfundimtar për regjistrimin si votues është data 4 mars.

Ndërkohë, KQZ është ende në pritje të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të cilat synojnë të lehtësojnë votën e diasporës duke ndryshuar afatet për regjistrimin e kandidatëve dhe subjekteve zgjedhore më 11 maj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026