“Dosja e SPAK 1/100 e asaj që ka bërë Veliaj”, Tabaku: Ndryshoi rezultatin zgjedhor

15 Shkurt 2025 | 11:52

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku komentoi në një intervistë për Euronews Albania arrestimin me urdhër të SPAK të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Tabaku u shpreh se kjo dosje, që sipas saj ëshët një pjesë shumë e vogël e shkeljeve që ka bërë kryebashkiaku, reflekton mënyrën e qeverisjes; “një sistem që kanë ngritur ku për çdo kontratë publike kanë përftimet e tyre familjare financiare”.

“Rasti i Veliaj është rasti më flagrant se si pushtetin e ka përdoru për të blerë dhe kërcënuar mediat për interesa të tij personal dhe ironia më e madhe e fatit është se ai u arrestua teksa ishte live në TV me një kasetë të përgatitur që tregon gënjeshtrën në të cilën ka qeverisur Tiranën. Çdo institucion sot po përdoret si bankomat personal i këtyre që po qeverisin. Ka prova dhe fakte të mjaftueshme në dosje, kam thënë që SPAK ka testin e tij të madh me Veliajn. Veliaj duhet të hetohet edhe për krimet që ka kryer vetë si kryetar i bashkisë, kulmi i vetëm është që ai ka ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve, ai ka prishur procesin demokratik se skena që kishin ngritur drejtorët e tij dhe ajo që ka ngritur ai janë të ngjashme”, tha Tabaku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen

I ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania në emisionin Review nga Greta Topjana, ish-ambasadori Arben Çejku komentoi zhvillimet më të fundit lidhur me bisedimet...
20:45 | 11/04/2026

“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat

Të ftuara në panelin e Greta Topjana në Review në Euronews Albania, psikologia Eksena Qerici dhe aktivistja Lindita Pano folën mbi rastin e skandalit të...
21:22 | 08/02/2026

“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi

Këtë të shtunë, e ftuar në emisionin Review në Euronews Albania me Greta Topjana ishte anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, e cila...
21:55 | 06/12/2025